Politikë

I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)

24 Dhjetor 2024, 09:54| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 14:35

  • Share

TIRANË - Më shumë se një orë e 20 minuta është pyetur paraditen e kësaj të marte në SPAK, Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Kjo është hera e dytë që Spahia është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi më herët ishte pyetur mëngjesin e 2 tetorit.

Ashtu si herën e parë, edhe këtë herë ish kryebashkiaku demokrat i Shkodrës ishte me avokat në SPAK, megjithatë për mediat përsëriti refrenin se ishte thirrur për një gjë pa interes publik, që nuk lidhej me krimin e korrupsionit.

'Është një deklaratë që nuk ka aspak lidhje as me ndonjë çështje korrupsioni dhe as çështje në lidhje me krimin e organizuar. Nuk ka as interes për opinionin publik’, tha ai.

Në fakt Report Tv ka mësuar se arsyeja pse Bardh Spahia është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, është një kallëzim për shpërdorim detyre në vitin 2022 nga Mark Molla, ish drejtues i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër. Molla është shkarkuar verën e 2022-shit nga Spahia, i cili vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së, dhe akuzon Spahiun se ka shkelur ligjin me këtë shkarkim

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi: 24/12/2024 10:31

    Shkuan dhe te tjerë dje ne Spak po çuditërisht nuk kishte asnjë lajm. Media e pavarur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?