TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Roshi ka qëndruar në SPAK për mbi një orë, ndërsa është thirrur me kërkesë të prokurores Enkeleda Millonai.
Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Roshi është thirrur në SPAK për t’u pyetur për tenderat e dhëna në kohën kur ai ka drejtuar bashkinë e Kavajës. Ai është thirrur si person që ka dijeni për çështjen për të cilën po hetohet. Pasi ka dalë nga SPAK, Roshi nuk ka pranuar që të flasë për mediat.
Nga një auditim që KLSh kishte kryer gjatë janarit 2013 – 2014, kur bashkia e Kavajës drejtohej nga Elvis Roshi, u konstatuan një sërë parregullsish në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën e 33 milion lekëve. Në shtator 2015 KLSH kallzoi në prokurori kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi për shpërdorim detyre si dhe 10 punonjës të kësaj bashkie.
Ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK ku u thirr nga prokurorja Enkeleda Millonai për t’u pyetur lidhur me tenderat që ka dhënë gjatë kohës ku drejtonte bashkinë.
Ai nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për median, duke u përpjekur të shmangë pyetjet e drejtuara nga gazetarët lidhur me detajet e thirrjes së tij në SPAK.