U kallëzua nga KLSH për prokurimet publike me dëm 33 mln lekë, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi 4 orë në SPAK: S’mund të flas për shkak të hetimit

16 Maj, 09:48| Përditesimi: 16 Maj, 14:25

  • Share

TIRANË- Ish kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 4 orë ka zgjatur dëshmia e tij në SPAK, ndërsa në dalje të Prokurorisë së Posaçme Roshi tha se nuk mund të flasë për shkak të hetimeve. 

Thirrja e Roshit në SPAK mund të ketë lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.

Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.  Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist. 

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?