Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.
Por megjithatë seanca e nisur në orën 10:00, u ndërpre pasi gjyqtarja deklaroi se ka pasaktësi në dokumentacion për vendndodhjen. Gjici ndodhet në burgun e Kosovës së Madhe, në Lushnjë. Ndërkohë sipas Gjykatës, në bazë të shkresave zyrtare, Safet Gjici rezulton se ndodhet në Durrës.
Pas saktësimeve, seanca rinisi pasdite. Avokatët mbështetën kërkesën e tyre në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.
Pak më parë (rreth orës 14:00), ka përfunduar edhe seanca gjyqësore për kërkesën e depozituar nga ish-kryebashkiaku i dënuar i Kukësit, Safet Gjici, në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
Pala mbrojtëse ka pretenduar sot (14 Tetor) se Gjici deri më tani ka kryer 2 vite burgim, nga 3 vite totale, ku pjesën e mbetur të dënimit kërkohet që ta kryejë në banesën e tij.
Arsyeja mbetet ajo shëndetësore, ku ish-kryebashkiaku, për shkak dhe të gjendjes së tij të rënduar psikologjike, është rënduar dhe aktualisht është diagnostikuar me zgjerim të aortës, probleme kadiovaskulare dhe diabet, një sëmundje ku i dënuari ka marrë mjekim dhe më parë, duke ju referuar dhe kartelave mjekësore, teksa stafi mjekësor i IEVP Lushnjë nuk mund t’ja japë në format e duhura.
Lidhur me këtë situatë, Gjykata ka kërkuar ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar sëmundjen e të dënuarit Gjici, duke marrë kartelat e tij para se të dënohej, në kohën e paraburgimit dhe në momentin kur ka qenë në IEVP Lushnjë. Gjithashtu gjykata ka kërkuar nga IEVP Lushnjë të shkruajë edhe një herë dinamikën e të dënuarit Gjici, me qëllim informacion më të saktë.
Prokuroria gjithashtu ka pranuar kërkesat e mbrojtjes, duke cituar përmbledhjen e sa më shumë informacioneve, lidhur me gjendjen e tij të rënduar shëndetësore, duke u shoqëruar me raporte shkencore.
Për t’u pajisur me këto prova, gjyqtarja Suela Lika ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më datë 11 Nëntor 2024, në orën 13:00.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar më shumë se një vit më parë.
Për çfarë akuzohet dhe përse u burgos ish kryebashkiaku i Kukësit?
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me një grua (Akma K).
Fillimisht më 7 shkurt të 2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi Gjicin me dy vite burg. Por më 24 qershor të këtij viti Gykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, dhe e dënoi përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Gjithashtu Gjicit iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Më 11 shtator të muajit të kaluar Gjici la qelinë për shkak të gjendjes shëndetësore. Burime për Report Tv informuan se ai u shtrua në një spital privat në Tiranë për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërkohë diagnoza e sëmundjes nuk u bë publike.
Si qen ta kryej denimin!dhe drejtësia të mos ndikohet nga shteti.Ka shum të burgosur që janë të sëmurë,dhe nuk i nxjerr kush nga burgu.
PërgjigjuKy u dënua kot ra pre i një kurthi të ndyrë nga rivali i PD sepse kjo është parti e BABALES...në atë lloj kurthi shum nga këta që hiqen si të ndershëm do ta kishin bërë,shumica e politikanëve katundarë kanë lënë gratë dhe merren me kurva politike.
Përgjigju