Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj paraqitet në SPAK: Kam ardhur për punë e mia

18 Korrik 2022, 11:57| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 15:00

  • Share

Një tjetër ish-zyrtar është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, iu përgjigj gazetarëve në dalje nga SPAK duke thënë ishte në prokurori për punët e tij.

Frrokaj është dënuar nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por ankimit të tij për pafajësi, Apeli iu përgjigj duke e zhbërë vendimin dhe duke e rikthyer për rigjykim në fazë të parë mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ishte prokuroria që ankimoi më tej këtë vendim në Gjykatë të Lartë, që në përfundim vendosi ta rikthejë për shqyrtim në Apelin e Shkodrës me një tjetër trup gjyqësor.

Teksa Fran Frrokaj është në proces gjyqësor në Apel për tjetërsimin e pronave, nuk dihet ende se për çfarë qëllimi u gjend në SPAK.

Për skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin hetimet nisën në vitin 2017 pas denoncimit të një qytetari se prona e tij rezultonte në Hipotekë në emër të familjeve të tjera. Prokuroroia provoi zhvatjen e pronave përmes falsifikimit të dokumenteve dhe për këtë cështje janë dënuar 17 persona.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezha: 19/07/2022 00:22

    Fran Frrokaj eshte kokrra e legenit, ne e njofim mire ate, ai vidhte paret e fukarenjeve dhe luante bixhoz ne Mal te Zi, ai u binte ne qafe fukarenjeve ose i fuste ne borxhe dhe ju merrte tokat, ta hetoje SPAK se si i beri ai te vetat Stallat e Rikave, (e dine rrilaket, dhe gjith zona se qfare kaqn qene). Kokrra e legenit, ne zonen e vet i thonin "shtepi m**ti".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?