Ish-kryeministri çek Andrej Babis u sulmua gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.
Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, u godit nga një person me një bastun. Pas incidentit ai u dërgua në spitalin e qytetit Fridek-Mistek. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.
Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.
Lëvizja ANO është aktualisht në opozitë, por sipas sondazheve, ka shanse të mira për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.
Andrej Babis ka shërbyer si kryeministër i Çekisë nga viti 2017 deri në 2021, dhe gjithashtu garoi për president në janar 2023, por humbi ndaj gjeneralit në pension Petr Pavel.
Komente
