Andrej Babis

Bota

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

1 Shtator, 22:24| Përditesimi: 1 Shtator, 22:26

  • Share

Ish-kryeministri çek Andrej Babis u sulmua gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.

Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, u godit nga një person me një bastun. Pas incidentit ai u dërgua në spitalin e qytetit Fridek-Mistek. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.

Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.

Lëvizja ANO është aktualisht në opozitë, por sipas sondazheve, ka shanse të mira për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

Andrej Babis ka shërbyer si kryeministër i Çekisë nga viti 2017 deri në 2021, dhe gjithashtu garoi për president në janar 2023, por humbi ndaj gjeneralit në pension Petr Pavel.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?