David Cameron duke shkuar drejt 10 Downing Street
Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron është emëruar si sekretari i ri i Jashtëm, ka njoftuar Downing Street.
Emërimi i papritur i ish-kryeministrit vjen pasi Suella Braverman u shkarkua nga posti i sekretares së Brendshme dhe James Cleverly u emërua në vend të saj, duke lënë të hapur postin e lartë në Ministrinë e Jashtme, raporton Sky News.
Në deklaratën e Downing Street thuhej:
“Mbreti ka qenë i kënaqur të miratojë emërimin e Rt Hon David Cameron si Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Madhështia e tij ka qenë gjithashtu e kënaqur t'i japë dinjitetin e një Baroni të Mbretërisë së Bashkuar për jetë David Cameron".
Lajmi kryesor:
Kritikoi protestat pro-Palestinës dhe përdori gjuhë raciste, shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Braverman! Etiketoi shqiptarët si 'pushtues'
S.S/ReportTv.al