Ish-kryeministri i Italian, njëkohësisht edhe ish-Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi, gjatë ditës së sotme ka publikuar një editorial të veçantë për marrëdhëniet italo-shqiptare, duke marrë shkas edhe nga zhvillimet e fundit në Mesdhe. Prodi i bën thirrje qeverisë italiane t'i kushtojë më shumë rëndësi marrëdhënieve me Shqipërinë dhe bën thirrje për krijimin e një strategjie të re kombëtare, duke krijuar paralelizma edhe me situatën në vitin 1997.
Shqetësim për ish-kryeministri italian përbën rritja e ndikimit turk, i cili sipas Prodit ka zëvendësuar ndikimin e dikurshëm italian. Sipas Prodit, ndikim në këtë situatë ka pasur marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan.
“Edhe pse jo akoma me të njëjtin intensitet si në vendet e tjera të Ballkanit, prania turke po rritet në të gjitha fushat, nga veprat publike në kulturë, nga sektori ushtarak në një depërtim gjithnjë e më të thellë në fushën fetare, përmes mbështetjes për një rrjet kapilar të xhamive”, shkruan Prodi.
Sa i përket situatës së krijuar në Mesdheun Lindor, ai theksoi Italia nuk mund të rrisë ndikimin e saj në Mesdhe nëse aktivizon një politikë të mirëfilltë mesdhetare.
Ua,sa qenka plakur z.Prodi,kam 20 vjet qe nuk e kam pare,por I jap te drejte pjeserisht.Miqesia e pa logjikshme qe ka Rama me nje dictator si Erdogani po I tregon pasojat e rrezikshme per Shqiperine,por dhe ju nuk duhet te harroni se nuk jeni me ne 1939.Miqesine ta mbajme me te gjithe por nuk duhet te harrohet:te jemi vetem MIQ,jo <<te martohemi>> bashke!
Përgjigju