Mario Draghi

Ish-kryeministri italian në aeroport me ujë e bukë në dorë: Një kontrast i thellë me politikanët shqiptarë

30 Gusht 2023, 19:43| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 19:45

  • Share

Mario Draghi, i cili ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka mbajtur postin e shefit të Bankës Qendrore Europiane, është fotografuar teksa hante një drekë të thjeshtë në mesin e shumë pasagjerëve të tjerë në aeroport.

Revista “Forbes” e rendiste para pak vitesh si njeriun e 18-të më të pushtetshëm në botë dhe në botën e politikës ai njihet për aftësinë e jashtëzakonshme për të lundruar në politikat evropiane.

Mirëpo këto nuk e bëjnë aspak të ndryshëm ish-kryeministrin italian nga pasagjerët dhe qytetarët e tjerë, të cilët as që e vunë re praninë e tij teksa drekonte në aeroport si një njeri i zakonshëm.

Me një thjeshtësi për t’u vlerësuar, ai është fotografuar duke konsumuar ushqimin e aeroportit me një copë buke në dorë dhe një gotë ujë në tavolinën ku qëndron i vetëm.

Kontrasti është i madh, nga sa jemi mësuar të shohim ne shqiptarët, ku edhe një deputet i një zone rurale shfaq më shumë luks.

Por jo Draghi, ai qëndron i vetëm, pa truproja, pa fluturime “VIP”.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 31/08/2023 08:13

    Mario eshte nje ekonomist i zoti dhe i zgjuar shpetoje dhe rregulloj llogarit e bankes centrale POR NUK MJAFTOJNE SE PRAPASKENA E DRAGHIT ESHTE SHUM E DYSHIMTE NE EUROPE .......

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 31/08/2023 00:40

    Te kishte edhe pak djath te bardhe dhe nje gote dhalle do dukej akoma dhe me I thjeshte.

    Përgjigju
  • S'ka problem: 30/08/2023 23:08

    sa vite drite larg jemi ne ,se kemi njohur kapitalizmin thjesht nga feud ne politikan

    Përgjigju
  • I shkreti: 30/08/2023 21:38

    I shkreti Draghi, do t‘i ngryse ditet me nje pension mbreterish nga Banka Qendrore Evropiane, nje pension kryeministri nga shteti italian dhe me milionat qe ka fituar ne bonuse nga Goldman Sachs. Pa llogaritur njohjet, nderet dhe influencen qe ka grumbulluar nder vite. Tamam per t‘i qare hallin. Padyshim ka ardhur me shofer personal ne aeroport dhe do fluturoje business class.

    Përgjigju
  • Piro: 30/08/2023 20:13

    Kapacitet dhe thjeshtesi. Keta e cojne shoqerine para. Jane njerez qe vine ne pushtet per te realizuar idet e tyre, Jo per te vjedh a per tu dukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?