Alexander Stubb

Ish-kryeministri konservator zgjidhet president i Finlandës! Begaj: Suksese, kohë sfiduese gjeopolitike

12 Shkurt, 14:20| Përditesimi: 12 Shkurt, 14:21

  • Share

Ish-kryeministri konservator i Finlandës Alexander Stubb ka fituar zgjedhjet presidenciale.  Ai siguroi 51.6% të votave, ndërsa rivali i tij i Partisë së Gjelbër Pekka Haavisto, ish-ministri i Jashtëm, kishte 48.4%. Haavisto e ka pranuar tashmë humbjen.

Këto janë zgjedhjet e para që kur Finlanda u bashkua me aleancën ushtarake të NATO-s në prill të vitit të kaluar. Stubb, 55 vjeç, ka një qasje të ashpër ndaj Rusisë, me të cilën kombi nordik ndan një kufi të gjatë tokësor.

Stubb e përshkroi fitoren e tij në zgjedhje si "nderin më të madh të jetës". Ai gjithashtu theksoi se “është e kuptueshme se është e vështirë të ketë ndonjë lloj dialogu politik me Putinin për sa kohë që Rusia po zhvillon një luftë agresive kundër Ukrainës.

"Pra, unë nuk shoh asnjë lloj komunikimi me Putinin ose me lidershipin politik rus në të ardhmen e afërt. Ne të gjithë duam të gjejmë një rrugë drejt paqes, por më duket se kjo rrugë ndodh vetëm përmes fushëbetejës në moment."

Ndërkohë, një urim për Stubb ka pasur edhe presidenti Bajram Begaj.

“Urime Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb. Të uroj sukses në udhëheqjen e vendit tuaj në këto kohë sfiduese gjeopolitike”, shkruan Begaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?