Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me ish-homologun e tij shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në studion e tij të punës.
Ka qenë vetë ish-kryeministri malazez që pas takimit ka ndarë edhe foto në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke e shoqëruar me një postim dy-gjuhësh, në shqip dhe gjuhën malazeze.
Ai ka ndarë foto nga studioja ku kryeministri realizon pasionin e tij për skulpturën. Sipas Abazoviç, kryeministri Rama është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.
Postimi i Abazoviç:
“Pas takimit me partnerët tanë amerikanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij. Në një ambient të pazakontë folëm gjatë për politikën, rajonin, por edhe për artin që krijon pa u lodhur sa herë si ka kohë të lirë. Menjëherë u bë e qartë për mua se ai kaloi nga pikturat e tij të famshme në krijimin e skulpturave, të cilat i bën duke përdorur një teknikë të veçantë. Ai në sfond, siç e quajta me shaka “Kali i torturuar ballkanik”, mund të përfundojë së shpejti në Mal të Zi. Edi është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.
Postimi i ish-kryeministrit Dritan Abazoviç