Pakistan-Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar me 14 vite burg për çështje korrupsioni, një ditë më parë (17 janar 2025)
Ky është dënimi më i gjatë me burg që mori ish-kriketisti, i cili është arrestuar që nga gushti i 2023-it .
Khan është përballur me shumë akuza të ngritura kundër tij në mbi 100 raste, duke filluar që nga nxjerrja e sekreteve të shtetit, deri te shitja e dhuratave që i përkisnin shtetit.
Autoritetet pakistaneze thanë se kishin parë skandale të mëdha financiare në të shkuarën nga ish-udhëheqës, por rasti i fundit me ish-kryeministrin Khan u cilësua si skandali më i madh që ka parë ndonjëherë vendi.
Khan dhe bashkëshortja e tij, Bushra Bibi morën një parcelë toke si ryshfet nga një manjat i pasurive të patundshme, përmes Al-Qadir Trust, gjatë kohës që ish-kryeministri ishte në detyrë, raporton BBC.
Pas dënimit të tij, Khan u tha gazetarëve në sallën e gjyqit se ai "as nuk do të bënte ndonjë marrëveshje dhe as do të kërkonte ndonjë lehtësim".
Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij u shpall fajtore për bashkëpunimin në krim, nxitjen dhe mbështetjen që i dha burrit të saj.
Pavarësisht se është në burg dhe i ndaluar të mbajë poste publike, Khan ende duket i madh në skenën politike të Pakistanit . Zgjedhjet e vitit të kaluar panë që kandidatët e mbështetur nga Imran Khan fituan numrin më të madh të vendeve nga të gjitha partitë.