Dritan Abazovic

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazovic: Do jem në stadium dhe do brohoras për Serbinë

16 Qershor, 20:55| Përditesimi: 16 Qershor, 20:58

  • Share

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka thënë se këtë mbrëmje do bëjë tifo për Serbinë, me kombëtaren ballkanase që luan kundër Anglisë në Grupin C të Euro 2024.

Në një prononcim për gazetarët Dushan Albjaniç dhe Predrag Strajiniç, Dritan Abazoviç ka thënë në gjuhën serbe se ndeshjen e sotme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë.

“Do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviç.

Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të Euro 2024.

“Është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, përfundoi Abazoviç.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?