Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiç, është zgjedhur këtë të mërkurë (20 mars 2024) kryetare e Kuvendit të Serbisë.
Propozimi që Bërnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u prit me tensione dhe debat të ashpër mes deputetëve për 3 ditë me radhë, por u finalizua ditën e sotme me përzgjedhjen e saj si kryeparlamentare, ku nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pro, ndërsa pesë votuan kundër.
Ish-kryeministrja serbe u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka 129 deputetë, nga 250 që ka gjithsej parlamenti serb.