Jacinda Adern dhe Clarke Gayford

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re martohet me partnerin e saj pas 10 vitesh lidhje

13 Janar, 20:47| Përditesimi: 13 Janar, 20:59

  • Share

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është martuar me partnerin e saj pas shumë vitesh lidhje.

Ardern, 43 vjeçe, u martua me Clarke Gayford, 47 vjeç, në një ceremoni private në rajonin Hawke's Bay të Aotearoa.

Çifti ka qenë i fejuar për gati pesë vjet, por kanë shtyrë herë pas here martesën e tyre për arsye si COVID-19 , lindjes së vajzës së tyre dhe detyrave të 43-vjeçares gjatë drejtimit të vendit.

Ceremonia u zhvillua 200 milje nga kryeqyteti i Zelandës së Re, në Wellington.

Të ftuarit ishin rrethi i ngushtë i familjes, të afërmit, si dhe disa nga ish-kolegët e Ardern.

Ardern udhëhoqi Zelandën e Re gjatë pandemisë së COVID-19, duke bërë që ky vend të shquhej si një nga shtetet me rregulloren më strikte në botë, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?