Ish-kryepolici Ahmet Prençi la emrin si një profesionist në detyrat e larta shtetërore që mbajti si garant i zbatimit të ligjit, teksa vazhdon në detyrën si Komisioner i Avokatit të Popullit, por ka surprizuar dhe si njeri i letrave.
Me botimet e reja, tashmë ka pasur një sukses jo vetëm në Shqipëri, por nga 6 Nëntori Ahmeti ka hedhur një hap të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Romani më i ri i tij “Brenga e Prokurorit”, është botuar në anglisht në SHBA dhe për lexuesit është hedhur në shitje.
Libri mund të porositet edhe nё Amazon.com. Lajmin për autorin e ndan për lexuesit një tjetër shkrimtar me emër në Shqipëri dhe SHBA, miku i tij Shefqet Meko, në statusin e tij zyrtar në Facebook (Meta).
Statusi i Shefqet Mekos në FB:
“Ndihem mirё, qё pas “befasisё elektorale” nё Amerikё, të ndaj njё lajm ndryshe: Shkrimtari Ahmet Prençi, njeriu “i verbuar” pas prozёs sё gjatё, ka bёrё njё hap tё madh duke rrёfyer edhe nё anglisht. Libri i tij, ”Brenga e Prokurorit” pёrkthyer nga neozelandezja June Taylor dhe redaktuar nga stafi i shtёpisё botuese Autorёt e Rinj, nё Maddison, Uiskonsin, (www.newbookauthors.com) botohet nё Shtetet e Bashkuara me titullin: “Prokurori”-“The Prosecutor”. Ky ёshtё moment krenarie dhe gёzimi pёr ne si shqiptaro-amerikanё. Urime mikut tim Ahmet Prençi”.
Ahmet Prençi është një shkrimtar dhe jurist shqiptar i cili ka botuar disa libra. Prençi ka punuar për mbi dy dekada me Strukturën e Zbatimit të Ligjit; për tre vjet ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar. Aktualisht është Komisioner i Avokatit të Popullit, detyrë zyrtare e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. “Prokurori” është romani i tij i parë i botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruhet në “Amazon” për karrierën e Prençit.