Kronikë

Gjithçka në pikën zero, procesi i gjykimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla do të rinisë nga e para

16 Prill 2021, 11:00| Përditesimi: 16 Prill 2021, 17:07

  • Share

Gjyqi ndaj Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se është revokuar gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para. Llalla në vend që të bënte mbrojtjen siç ishte parashikuar, ka kërkuar që të rihiqet proceduara e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që të gjyqi ndaj tij të nisë nga e para.

Ndërkohë që me këtë vendim ka rënë edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike. 

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Posaçme, pasi sot u zhvillua seanca e mbrojtjes ndaj tij. Ish-kryeprokurori Llalla ka kërkuar disa herë përjashtimin e trupi gjykuese nëpërmjet avokatit të tij, ndërkohë që sot është paraqitur për herë të parë në seancë. Llalla ka deklaruar se ‘Gjykata do të dalë me një njoftim, çështjen do e ndjek deri në fund’.

Ndërkohë një detaj që vihet re, teksa ish-kryeprokurori futet brenda ambienteve të gjykatës, roja tek dera e përshëndet në mënyrë simbolike me një gjest ushtarak.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Polici i vendrojës nderon ish-prokurorin Adriatik Llalla

 

Ora 12:47
Revokohet gjykimi i shkurtuar, procesi për Adriatik Llallën do të nisë nga fillimi

Gjyqi nga Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se është revokuar gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Llalla ka deklaruar se ‘Gjykata do të dalë me një njoftim, çështjen do e ndjek deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesi: 17/04/2021 10:11

    Kush e paska ndalu ish Kryeprokurorin e korruptuar Adriatik Llallen, te merte pjese ne hetim dhe ne gjykim! Askush me prjashtim te vendimit qe aji ka mare vehte,duke u perfaqesuar nga av.itije.pasi aji skapasur av.kryesisht por i csktuar prej tij.Korrupsjonistet ne drejtesi te tipit Llalla po bejne ceshte e mundur me njohje,me miqesira, me parabe procedura duan ti shpetojne drejtesise,te fshehin gjurmat e korrupsjonit si profesjonist qe jane,duke i bere karshillike ligjit dhe drejtesise sevre qe potenton te funksjone ne kete vende.Adota cojr spaku kete figure te korruptuar para hekurave? Te shikojme cdo te ndodhe ,ngjasat nuk jane shume optimiste.

    Përgjigju
  • Iris: 17/04/2021 00:32

    Llalla te heqe dore nga gjykimi i shkurtuar,qe eshte enderr e cdo krimineli??!! Diku fle lepuri dhe diku do t'i dale <<tymi>>.Shikoni se si do t'i interpretojne ligjet Llalla me avokatin e tij,se me sa duket,kane gjetur ndonje vrime ne ligje,me te cilen i leverdis e i del me mire t'a rifilloje gjyqin nga e para, pa GJYKIM TE SHKURTUAR!!!

    Përgjigju
  • besmir: 16/04/2021 17:59

    Sa veshtire eshte qe te denosh nje krye hajdut si Llalla,.... E turpshme po ndodh njelloj si me krye hajdutin Fullani...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?