ONM: Pse u transferua dosja e 12 ton kanabis?! Hajdarmataj: E vendosi prokurori i çështjes, si drejtues nuk ndërhyra!

14 Tetor 2019, 07:31| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 17:39

  • Share

TIRANË - Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili nuk u përzgjodh në listën e 15 prokurorëve të SPAK edhe pse kandidoi, doli para vettingut këtë të hënë ku rezultoi se të tre kolonat: Pasuri, profesion dhe integritet moral, i kishte në rregull.

Ndaj Hajdarmataj nuk munguan mbi 25 denoncimenga publiku me emër e mbiemër dhe tre prej tyre anonim, por sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, hetimi i bërë prej tyre nuk kishte arritur në sigurimin e provave për të konstatuar shkelje ligjore.

Hajdarmataj u pyet edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit se si e vlerësonte ai transferimin e dosjes së 12 ton canabis sekuestruar në Përmet nga Krimet e Rënda tek prokuroria e rrethit, dhe pse sipas ONM kjo mund të ishte ndër sasitë më të mëdha sekuestruar në Shqipëri.

Përgjigja e Hajdarmataj ishte se ai kishte respektuar ligjin që i jepte pavarësi prokurorit të çështjes dhe me këtë vendimmarrje ishte njohur vetëm pasi prokurori kishte vendosur ta transferonte pa pasur asnjë mundësi që ai ta këshillonte apo me ndonjë urdhër apo udhëzim të ndërhynte.

Për hetimin e pasurisë, prokurorit që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, KPK kishte zbuluar edhe një dhuratë në 6 mijë euro dhe 4 mijë paund nga vëllai i prokurorit që jetonte në Angli.

Por në përfundim, KPK tha se këto para ishin të ligjshme dhe të justifikuara me dokumentacion përkatës.

Ndër denoncimet e rrëzuara ishin dhe ato se prokurori Hajdarmataj përdorte automjetin e një trafikanti të cilin e parkonte në oborrin e Krimeve të Rënda. Vetë Hajdarmataj kërkoi konfirmim në detyrë ndërsa vlerësoi hetimin e kryer ndaj tij, për të cilin vendimi i KPK-s do të jepet më 18 tetor ora 10:00.

"Pas përfundimit të hetimit pranë ONM erdhën 3 denoncime anonime për Hajdarmataj. Pas kësaj nsiëm hetimin, kërkuam informacion në institucione publike private. Në denoncim pretendohet se Hajdamataj ka miqësi me shtetasin M.L. si person të skeduar për trafik narkotikësh të cilin në 6.5.2010 Hajdarmataj i ka pushuar hetimin. Po ashtu i ka përdorur makinën dhe e parkonte tek Krimet e Rënda. Po ashtu e pretenduar se ka miqësi me V.H person i rrezikshëm. Po ashtu në denoncimin e pretenduar se Hajdarmataj pushonte e transferonte çështjen nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Rrethit kundrejt pagesave. Ne çështjen Babale ai është marrë në pyetje si dhe pretendohet se ka pasuri të fshehta. Po ashtu transferoi procedimin e gjyqtarëve T.H. nga Durrësi në Elbasan. Për 12 ton hashashet e kapur ne Përmet transferoi dosjen nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Rrethit", deklaroi KPK.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Në maj të vitit 2018, kryeprokurorja Arta Marku e shkarkoi Hajdarmatajn si drejtues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, duke e zëvendësuar me Donika Prelën. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë  pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror. Ditën e sotme Hajdarmataj dotë njihet me rezultatet e verifikimit, ku me interes pritet konkluzionet për figurën dhe vendimmarrjet për dosjet.

Besim Hajdarmataj sot në KPK

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dorjana: 14/10/2019 14:21

    Vajti pa avokat , a thu se esht I pandehur ? ???

    Përgjigju
  • Dori: 14/10/2019 13:18

    Vegel qorre e PD-se ne prokurori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?