Ish-kryeprokurorja Arta Marku caktohet në Apelin e Tiranës, hapen 28 vende të lira te ILD-ja (Vendimet)

26 Qershor 2020, 11:20| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 11:26

  • Share

TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot disa vendime për caktimin e prokurorëve. Kështu ish-kryeprokurorja Arta Marku caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parē Lushnje.

Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat caktohet të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për Bujar Hoxhën, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën duke filluar nga data 01.07.2020 deri në datë 15.07.2020. Gjithashtu, KLP vendosi që me miratimin e strukturës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nga Kuvendi i Shqipërisë të shpallë 28 vende vakante në këtë institucion. Vendet e lira janë nga drejtor, përgjegjës te inspektor.

Vende Vakante
Në mbështetje të shkronjës “c”, pika 1, të nenit 204 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisëˮ, i ndryshuar, Inspektori i Lartë i Drejtësisë në zbatim të Vendimit nr. 28/2020 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisëˮ, me poshtë po shpall procedurat e rekrutimit për grupin e parë të vendeve vakante,  sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Të gjithë të interesuarit të konsultojnë faqen zyrtare të ILD-së, në ditët në vijim, për shpalljet e mbetura, në plotësimin e organikës të ILD-së.

  1. 18 (tetëmbëdhjetë) Ndihmës Inspektorë, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria II-b
  2. 1(një) Sekretar i Përgjithshëm, në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria I-a
  3. 1(një) Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria II-a
  4. 1(një) Drejtor i Drejtorisë së Analizës Ligjore dhe Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria II-b
  5. 1(një) Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria II-b
  6. 1(një) Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria II-b
  7. 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a
  8. 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Ndihmës Juridike dhe Ankesave, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimëeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a
  9. 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Përfaqësimit dhe Raportimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a
  10. 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a
  11. 1(një) Përgjegjës i Sektorit të Auditimit të Brendshëm, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-a

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?