Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U kallëzua për shpërdorim detyre nga Rakip Suli (VIDEO)

27 Korrik 2022, 10:08| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 15:12

  • Share

TIRANË- Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, dhe ka qendruar aty për rretth 120 minuta.

Hetimet po ndiqen nga prokurori Klodian Braho. Sipas dosjes hetimore, në lejet e ndërtimit dhënë nga bashkia Kamëz, Xhelal Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesë të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.

Për mediat, deputeti demokrat bëri të ditur se në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ishte pas kallëzimit të Rakip Sulit.

“U thirra në SPAK pas kallëzimit të Rakip Sulit. Nuk mund të flas për hetimin. Dhashë të gjitha deklarimet e mia,” tha Mziu për gazetarët.

Xhelal Mziu është kallëzuar më herët nga pasardhësi i tij edhe për lejen e thertoren së mishit në Paskuqan si dhe lejen e dhënë disa kompanive në transportin publik në Kamëz.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?