Ish-kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka shpallur kandidaturën për primare për Bashkinë Lezhë. Në fjalën e tij, Kaçaj tha se ka ardhur koha që Bashkinë Lezhë t’ia kthejnë interesave të qytetarëve, duke e cilësuar atë si të grabitur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu.
“Duke vlerësuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anëtarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t'ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër”, tha ai.
Nisur nga eksperienca që ka pasur për katër vite në drejtimin e Shëngjin, Kaçi thotë se kjo qeveri e ka lënë Lezhën në harresë, me një bashki të kapur politikisht. Ai u shpreh se Rama përmend vetëm për inetersa politike portin e Durrësit, të Vlorës e Sarandës duke lënë pas portin e Shëngjinit.
Ai u ndal edhe në emigrimin e shqiptarëve, duke thënë se ky fenomen vjen për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, duke thënë se PD e ka për detyrë që ta ndalojë këtë fenomen.
“Qeveria e majtë, edhe pse ka gllabëruar te gjitha pushtetet, nuk ka folur asnjëherë për portin e Shëngjinit. Në ligjëratat dhe programet e saj kane dominuar porti i Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, natyrisht për përfitime te caktuara politike dhe ekonomike. Rama kurrë nuk e përmendi portin e Shëngjinit, duke e lënë atë ne degradim e kështu duke lënë Lezhën në mjerim”, tha Kaçi.
Ndërkohë, kandidaturën për primare e ka shpallur edhe kryetari i degës PD Kukës, mjeku Admir Sinamati.
Kryetari i degës së PD-së në Kukës, mjeku Admir Sinamati ka shpallur kandidaturën për t’u bërë pjesë e garës së Primareve për Bashkinë e Kukësit. Me anë të një postimi, Sinamati shkroi se miqtë dhe anëtarët e PD i kanë bërë thirrje që të marrë pjesë në garë. Ai thekson si misioni që do të ketë është çlirimi i Kulësit nga korrupsioni, arroganca dhe dhuna.
“Prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur kam marrë thirrje direkte, mesazhe të pafundme nga drejtues politikë lokale të PD –Kukës, anëtarë të thjeshtë të PD, miq, por edhe nga njerëz që nuk i kam takuar apo nuk i njoh fizikisht; per t’i prirë garës si kandidat i PD për kryetar të Bashkisë Kukës.
E vërteta është që: pas vitit 2005 kohë kur PD erdhi në pushtet, pavarsisht ofertave të bëra nga kabineti i kryeministrit Berisha për punësim në administratën e lartë të shtetit, unë iu ktheva me impenjimin maksimal Universitetit dhe profesionit tim të dashur Mjekësisë. Pas një pune të palodhur arrita të marr produktin final – vlerësimin nga profesorët e mi të nderuar, kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi vendas dhe të huaj. Arritjet e mia nuk i kam mbajtur thjesht si trofe për vete, por i kam ndarë me njerëzit në nevojë pa dallim përkatësie apo origjine dhe ky fakt më ka dhënë energji, fuqi dhe dëshirë për të vazhduar përpara.
Për shkak të dashurisë sime te pakufishme për Kukësin, formimit tim profesional si mjek, instiktit të brendshëm të shërbesës dhe ndjesisë së përuljes para njerëzve nevojtarë, i shtyrë nga kërkesa e vazhdueshme e sinqertë Juaja, kushtet në të cilat ndodhet per fat të keq Kukësi si dhe përgjegjësia që lind nga pozicioni politik, kam vendosur ta pranoj thirrjen tuaj dhe të KUKESIT, për të marrë pjesë si kandidat në “Primare” e PD Kukës.
Unë kam vendosur të marr pjesë në këtë proçes politik jetik dhe demokratik përzgjedhës, të kërkoj votbesimin tuaj për të më nominuar si kandidat i PD dhe opozitës aktuale për kryetar Bashkie në Kukës duke iu siguruar se:
- oferta ime është oferta e nje biri që e do pa kushte vendlindjen e tij,
- e një intelektuali që betohet në emër të parimeve të barazisë dhe së drejtës njerëzore,
- e një politikani që ka yll polar votën e lirë dhe besimin në vlerat e demokracisë,
-Oferta ime për Kukësin është oferta e një njeriu që punon për/dhe beson në Familje, në Zot dhe në Komb!
Misioni ynë i përbashkët është të punojmë pa u lodhur për të çliruar njëherë e mirë Kukësin nga uzurpatorët, të cilët përveç korrupsionit, arrogancës, dhunës, shpërfilljes po i servirin Kukësit dhe Shqipërisë emigracionin masiv dhe zbrazjen e shtëpive shqiptare.
Qëllimi ynë përkon me interesin e gjithë qytetarëve kuksianë, ndaj unë ndjehem i bindur dhe i sigurtë në realizimin e fitores sone ne zgjedhjet e 14 Majit 2023!” – shkroi Sinamati.
Salvador Kacaj nuk mund te kandidoje se ka qene ne burg per fallsifikim dokumentesh dhe korrupsion ne tokat e Shengjinit.
PërgjigjuShengjini kurre nuk ka qene bashki, por vetem komune dhe me ndarjen e re administrative eshte kthyer ne njesi administrative te Bashkise Lezhe. Jeni te paafte.
Përgjigju