Ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër në SPAK, vjen reagimi i parë nga LSI-ja: Do kemi akuza të papara

25 Janar 2020, 14:10| Përditesimi: 25 Janar 2020, 14:30

  • Share

TIRANE-Ka ardhur reagimi i parë nga LSI-ja, pas dërgimit të dosjes së Zamira Ramit në SPAK. Nora Malaj, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se është drejtësia ajo që duhet të flasë, ndërsa paralajmëroi të tjera akuza sipas saj me prapaskena politike.

"Është e drejtë e gjithkujt të denoncojnë. Të akuzosh dikë është e drejtë e cdo njeriu, të vlerësohet se është e drejtë akuza është një masë tjetër. Derisa individi është i akuzuar por i pavërtetuar, ngelet në kuadrin e vlerësimit. Jam e bindur që do të kemi akuza dhe situata të papara, por në politikën tonë nuk kanë lënë që djalli të fshihet në detaje, pasi e keqja ka dalë sipër" tha Malaj.

Prishja e disa ndërtesave pa vendim shpronësimi çoi në hetim për shpërdorim detyre ish-kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, e cila e zgjedhur nga LSI-ja drejtoi nga 2015-2019.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERP: 25/01/2020 15:05

    Mezi po presim te shohim bemat e katunarit nga skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?