Pas Zamira Ramit në Gjirokastër, një tjetër ish- kryebashkiake e LSI do hetohet në SPAK për shpërdorim detyre! Miranda Rira u padit nga pasardhësi në Përrenjas

29 Janar 2021, 14:53| Përditesimi: 29 Janar 2021, 18:32

  • Share

TIRANË- Pas Zamira Ramit, një tjetër ish- kryebashkiake e LSI-së ka përfunduar në SPAK, me akuzën për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiaken e Prrenjasit, Miranda Rira. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv, teksa mësohet se bëhet fjalë për padinë e bërë nga kryebashkiaken Nuri Belba, lidhur me tenderi për fushën e sportit. Dosja ka përfunduar nga Prokuroria e qytetit në SPAK.

Për cilën çështje bëhet fjalë? Në datë 23 janar 2019 u zhvillua procedura e prokurimit e hapur për ndërtimin e fushës së re të sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë, ku sipas kryetarit të bashkisë, Nuri Belba ka pasur shkelje, pasi njëra nga firmat ka depozituar ankimin pasi u skualifikua. Belba gjatë fushatës elektorale premtoi se do të depozitonte kallëzim sapo të merrte çelësat e bashkisë pasi ngriti akuza për procedurën dhe kështu bëri, teksa në datë 10 shtator çoi dosjen në prokurori.

Më herët,  Miranda Rira i ka cilësuar akuzat dhe padinë si politike. Sipas saj, vendimi i gjykatës administrative i dha të drejtë bashkisë për ndërtimin e fushës së sportit. "Ky vendim gjykate hedh poshtë gjithë gjuetinë e shtrigave që ju keni bërë e që vazhdoni të bëni ndaj meje", shprehej Rira.

Ora 17:30
Do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, Miranda Rira fajëson Taualant Ballën: E përdor prokurorinë për sulme politike

1550669315_mirandarira.jpg

Pas publikimit të lajmit se do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ka reaguar edhe ish-kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira. Në një postim në rrjetet sociale, ajo bën 'fajtor' Taulant Ballën për këtë çështje. Sipas saj prokurori  Ajazi vihet kështu në shërbim të bandës së krimit.

"Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë! Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim! Taulant Yaris Balla, MEDUZA e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike! Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht", shkruan ajo.

Rira shprehet se më 25 prill do të jetë dita e referendumit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë

"Mua do të më kesh përballë jo vetëm në Prrenjas por në të gjithë Elbasanin, që ti e ke kthyer në strofkullën e krimit dhe përfitimit duke masakruar pyjet e Stravajt dhe Sterblevës, duke shkatërruar natyrën, duke marrë përqindje e përfituar tendera në mënyrë të paligjshme, duke poseduar aksione në hece, fasoneri dhe aktivitete të tjera në gjithë bashkitë e qarkut Elbasan", shprehet, duke e paralajmëruar se "herës tjetër do të të bëj publike edhe të dhënat e makinës me të cilën ikën në Maqedoni..", edhe pse nuk tregon pse nuk i publikon sot këto të dhëna nëse i ka.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylli: 29/01/2021 18:30

    Pse nuk i nxirrni komentet ju te shqiptares apo nuk ju interesojne kur jane kunder rames....

    Përgjigju
  • Lalka: 29/01/2021 18:03

    Kjo katunarja krijoj edhe firmen "zdravo" ne maqedoni per te vjedhur tendera rehat bashke me shoqen e haremit Monem telendaren. Zdravo do te thote tungjatjeta ne shqip dhe keshtu pershendesja katunaret e madedonise. Me thoni ju: ka firme me emer tungjatjeta , zdravo apo Hello. Kete vetem hajdutja pabukse miranda e leshit te haxionasto falloxhorit mund ta krijoj

    Përgjigju
    • tosi: 30/01/2021 08:45

      Kjo Miranda ka bere trajnim ne haremin e Jales para se te propozohej per kryetare te sektit te hajduteve ne bashkine e prrenjasit. Eshte kopje e Kejdi dhembcakalles, nje prerje gjithe sharebajgat , shiko Brisida shurreufullen, Elona Guri sharebajgat e reja qe jane bashkuar me sektin e hajduteve te Doktoreshes horoskopike leshelike

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?