Politikë

Ish-ministri Bushati: Ulja në Këshillin e Sigurisë përgjegjësi serioze, rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare

11 Qershor 2021, 20:38| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 20:40

  • Share

 

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati thotë se zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB, është si rezultat i punës së palodhur të diplomacisë shqiptare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati nënvizon më tej se kjo është një një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht.

 “Ulja në Këshillin e Sigurimit të KB është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan ministri Bushati.