TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur mëngjesin e sotëm (21 shtator) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.
Report Tv mëson se Fatmir Mediu, është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani'.
Ndërkohë në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, pas përfundimit të marrjes në pyetje, Mediu tha se është thirrur si deklarues për një hetim që është interes i SPAK, duke mos dhënë detaje për dëshminë e tij.
‘U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni për një hetim që është interesi i SPAK, do ruaj konfidencën e dëshmisë. Jam thirrur si deklarues’- u shpreh Mediu.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash.
Një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro, kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.
Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.
Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
Kërkesa e prokurores për thirrjen e Fatmir Mediut në SPAK
Kërkesa e prokurores për thirrjen e Fatmir Mediut në SPAK
Pas Fatmir Mediut, ditën e sotme u paraqit në SPAK edhe ish ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.
Plerat. Ilace i befshin te gjitha leket.
PërgjigjuE kishin qe e kishin aty ta kishin arrestuar per gerdecin kot e lodhin lart e poshte sa per show
PërgjigjuSALI KRIMINELI,,BASHKE ME DHENDERRIN HAJDUT E TULLAC ,,SHKATARRUAN FUSHEN E AVIACIONIT ME PALLATE DHE SHTEPI MALOKESH,,,JU VRAFTE ZOTI NE GJUME MOR SHPELLARE...
Përgjigju