Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Skënder Hyseni

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti dhe Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme po shkatërrojnë çdo gjë

19 Nëntor 2022, 14:40| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 14:43

  • Share

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i ka bërë thirrje opozitës për të kundërshtuar politikat e Albin Kurtit të cilat i cilëson si rrënuese dhe Vjosa Osmanit, për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovë në izolim të plotë.

Sipas Hysenit, Kurti dhe Osmani me politikën e tyre të rrezikshme po shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar për 30 vite në Kosovë.

Ai tha se është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër popullizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit, i cili tha se pozicionimi konformist i Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve rrënuese të Kurtit është i papranueshëm, të cilat i quan si gabime të riparueshme.

Ai ka shkruar se opozita duhet të jetë e qartë dhe të kundërshtojë lojrat mashtruese politike të Kurtit, duke shtuar se dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë duhet të jetë prioritet i çdo partie politike në Kosovë, përndryshe të gjithë do të bien në grackat e politikës diverzive serbe.

Postimi i Plotë i Skënder Hysenit:

Krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat rrënuese të Albin Kurtit dhe noterës së tij Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot. Është thirrje dhe alarm për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovës në izolim të plotë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste po shkatërrojnë çdo gjë që me aq mund ëshë ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë.

Është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër popullizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit. Pozicionimi konformist i Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve rrënuese të Kurtit është i papranueshëm. Ato gabime mund të jenë të pareparueshme!

Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perendimore me në krye SHBA-të! Qeveria e Kosovës duhet patjeter të pranojë rekomandimet e partnerëve të vendit tonë që të mos mbetet peng i lojrave me targa. Opozita duhet të jetë e qartë dhe me zë të lartë të kundërshtojë lojrat mashtruese politike të Kurtit. Ndryshe, të gjithë së bashku po futen thellë e më thellë në grackat e politikës diverzive serbe.

Rruga e vetme pëpara është forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe vendet tjera të Quintit. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo partie politike në Kosovë.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 20/11/2022 21:39

    Edvin shkjau shqipfolës ështé promotor i politika även aktuale shoveniste të serbis fashiste! Dëmet që ia ka shkaktuar Edvin shkjau shqipfolës Kosovës nuk do riparohen edhe për një dekad ! Edvin tradhtari e uren qeverin dhe presidencen e Kosovës më shumë se fashisti qetnik Vucic !

    Përgjigju
  • Kosi: 20/11/2022 06:58

    Ka marre direktive shoku Hyseni nga Tirana Ramiste.

    Përgjigju
  • Igor: 19/11/2022 17:39

    Si Kurti dhe Osmani Kosova nuk ka patur kur ma te mire ,por nuk duhet ti fajesoni keta dy por fajin e ka Evropa qe nuk e flasin te drejten pse jane njerez me interes dhe me dy ftyra,merni shembull te liberalizimi i vizave ku Kosova eshte i vetmi shtet qe nuk ka te drejten te levizin te lire ne ni Evrope ku e quajne veten Demokrate ne shekullin 21 ketu shihet se sa te drejte jane keta .

    Përgjigju
    • lumi: 19/11/2022 18:25

      njerez me negative kokebosh te frustuar se OSMANI delirante armike e shqiperise qe i ben karshillik tiranes dhe nuk ka pat ndonjehere Kosova

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?