Ish-ministri i Jashtëm, Starova: Në samitin e Tiranës, Zelensky dha mesazh se edhe rajoni rrezikohet nga konflikti! Duhet forcuar siguria e vendit

29 Shkurt, 17:32| Përditesimi: 29 Shkurt, 18:45

  • Share

Zelensky me deklaratat e tij gjatë samitit për Ukrainën në Tiranë bëri thirrje që edhe ne të përgatitemi në rast se në rajon shpërthen një konlfikt i mundshëm. Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Arjan Starova në një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.

“Ai donte të tregonte se nuk ka siguri të garantuar. Donte të thonte që edhe ne të përgatitemi duke e ditur sesi është situata në rajonin tonë. Ka aktorë që kanë plane të fshehta për interesat e tyre gjeostrategjike. Kemi pretendim nga Serbia që thotë se nuk ka për ta njohur kurrë Kosovën.  Zelensky ka informacione të ndryshme dhe kur thotë se duhet të përgatitemi të gjithë për mbrojtjen natyrisht që ka parasysh se mund të ketë skenarë që dalin jashtë situatës së tanishme”- u shpreh Starova.

Ndërsa sa i takon mungesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë, ish-zyrtari tha se mospjesëmarrja e tij mund të lidhet edhe me marrëveshjen që u firmos dje ku Serbia kërkoi heqjen e nocionit ‘shtetet’ duke qenë se nuk e njeh Kosovën si tëtillë.

“Në këtë situatë të britshtë sigurie, Kurti duke ndjerë se ka disa gjëra që nuk shkojnë, nuk deshi të bëhet aktor ose firmosës bashkë me një Serbi që nuk pranon ta njohë Kosovën dhe nuk pranon që Rusia është rrezik për rajonin. Kjo është diçka që i ka dhënë minus samitit të djeshëm”- shtoi ish-ministri.

Sa i takon mundësisë që Shqipëria të bashkëprodhojë municion me Ukrainën, gjë të cilën e pohoi edhe kryeministri Rama sot, Starova tha se vendi ynë nuk i ka mundësitë financiare për të bërë investime të mëdha në fushën e mbrojtjes.

“E rëndësishme është teknologjia, janë njerëzit që kanë përvojë. Teorikisht është e mundur të ndërtohet një industri ushtarake por të mos harrojmë se duhet të shohim faturën financiare. Nuk mendoj se Shqipëria është në gjendje të bëjë investime të mëdha në sektorin e mbrojtjes”-theksoi Starova.

Ndërsa kërcënimet e presidentit rus për përdorimin e arsenalit bërthamor nëse NATO ndërhyn në Ukrainë, ish-ministri i Jashtëm i konsideroi si bllofe të radhës të Putin i cili ka dështuar në operacionin e tij special për pushtimin e shpejtë të Ukrainës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?