Ish-ministri Ylli Manjani

Kronikë

Ish-ministri i LSI mbështet Majkon: Respekt për këtë qëndrim, më mirë pa ftesë për negociata, se ...

20 Qershor 2018, 17:13| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 17:19

  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vlerësuar qëndrimin e ministrit Pandeli Majko lidhur me lajmin për ardhjen e 600 mijë refugjatëve në Shqipëri.

Manjani shpreh respekt për qëndrimin e Majkos, i cili tha se Shqipëria nuk e do ftesën e BE për negociatat me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve.

Në ‘Facebook’, Manjani shkruan se siguria e kombit shqiptar vihet në rrezik serioz, ndërsa shton se është tërësisht në një mendje me Majkon.

Respekt për qëndrimin prej shtetari të përgjegjshëm të zotit Pandeli Majko! Ashtu është: më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbullimi refugjatësh! Ashtu është: siguria e kombit Shqiptar vihet në rrezik serioz! Jam tërësisht në një mendje me Pandin! Mbetet që Rilindja të bjerë dakort me këtë qëndrim të përgjegjshëm!!

Ylli Manjani, ish-ministri i LSI


(Postimi i Ylli Manjanit)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?