Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Qëllimi i Putin është më shumë se Ukraina, është zgjerimi i influencës ruse! Askush nuk mund të jetë i qetë

1 Mars 2022, 19:27| Përditesimi: 1 Mars 2022, 20:34

  • Share

Në një kohë kur agresioni i Rusisë kundrejt Ukrainës është rritur, dhe ushtria ruse po përgatitet të godasë objektivat në Kiev, ish-ministri i Mbrojtjes në vendin tonë Fatmir Mediu thotë se qëllimi i Vladimir Putin është më shumë se Ukraina, është zgjerimi i influencës ruse në rajon. Për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në emsionin 'Studio Live' në Report Tv, Mediu tha se NATO duhet të ketë një plan më të qartë, për menaxhimin e situatës, duke parandaluar vdekjen e popullsisë civile.

'Putin nuk është hera e parë që bën këtë lloj politike, duhet të kujtojmë ndërhyrjen në Gjeorgji dhe e kishte planifikuar prej kohësh. Të gjithë flasim për rezistencën e Ukrainës, në një kohë kur popullsia në Ukrainë po vuan nëpërmjet sulmeve të agresionit rus. Qëllimi i Putinit është më shumë se Ukraina, është zgjerimi, i influencës ruse. Këtu duhet të kishte një plan më të qartë të NATO-s për menaxhimin e situatës. Askush nuk mund të jetë i qetë, pasi problemet janë globale. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe vend anëtar në Këshillin e Sigurisë. Në Ballkan, Serbia ka bërë blerje të armatimeve, ku padyshim ka mbështetjen nga Rusia. Rajoni i Ballkanit nuk është i përjashtuar nga mundësia e influencës apo konfliktet. Duhet të mos i krijohen hapësira e Serbisë, që të mund të zgjerojë influncën e saj politike. Interesi i tij është si rrëzimi i një pushteti anti-rus dhe zgjerimin e influencës së Rusisë edhe në bashkëpunim me vende të tjera.'- tha Mediu.

Votimi me shumicë i anëtarëve të Parlamentit Europian pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Ukrainën, për Mediun është një sinjal pozitiv edhe për Ballkanin Perëndimor.

'Është një vendim i drejtë dhe është një sinjal pozitiv edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se sa më tepër zgjedhoret influenca e BE-së është një hap pozitiv, por edhe për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.'- u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes.

Ndërkohë, ekspertja për çështjen ndërkombëtare Teuta Vodo tha se nuk duhet të bëhen lëshime territoriale.

'Mendoj se nuk bëhen lëshime territoriale. Nuk është i vetmi vend që ka konflikte territoriale. Nuk duhet të bëhet asnjë ndryshim territorial pasi kjo do të vinte në dyshime autoritetin e BE-së dhe SHBA. Duhet pasur një qasje e fortë autoritare ndaj Rusisë dhe mbi të gjitha duhet përgjigjur me armë.'- tha Vodo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 01/03/2022 23:54

    Mehdi gerdeci vetem suksese ka korrur ne ministrine e mbrojtjes. Ne nje dite dhe me nje urdher shkriu forcen ajrore. Ne nje dite vrau 26 civile dhe zhduku nga harta nje fshat sisa kilometer larg Tiranes. Tani strategu na ben politiken e madhe. E cna bere te qeshim, cfare shakaxhiu?!

    Përgjigju
  • doda: 01/03/2022 19:54

    PUTINI QENKA BURRE I POSHTER QE NUK I HEDH DY RAKETA MBI PARLAMENTIN SHQIPTAR DITEN E ENJTE,,,,TE SHPETOJE SHQIPERIA NGA KETA HAJDUTE DHE KRIMINELE......

    Përgjigju
    • Emigranti: 01/03/2022 20:17

      Ik ore plere,do na japesh ti kriminel shpjegime per luften.A Enver te ishe gjalle te shfarosie keta kusare.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?