Kim Yong-hyun

Bota

Ish-ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut tenton të vetëvritet, teksa ishte në paraburgim

11 Dhjetor 2024, 08:07| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 09:52

  • Share

Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun ka tentuar t'i japë fund jetës së tij ndërsa ishte në paraburgim, tha kreu i shërbimit korrektues të vendit.

Sipas CNN, Yoon i është ndaluar të largohet nga vendi pasi prokurorët peshojnë akuzat e mundshme për kryengritje dhe ligjvënësit e opozitës vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e tij.

Ish-ministri i Mbrojtjes Kim u arrestua në kryeqytetin Seul pak ditë më parë, duke u bërë figura e parë e arrestuar për këtë rast. Ai rekomandoi vendosjen e ligjit ushtarak dhe dha dorëheqjen si ministër i mbrojtjes.

Shin Yong-hae, komisioneri i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Koresë, tha se Kim bëri përpjekjen për të vrarë veten para se të lëshohej një urdhër-arresti zyrtar.

Duke folur me ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare, Shin tha se incidenti ndodhi në një banjë. Kur një oficer korrigjimi hapi derën e banjës, Kim hoqi dorë nga përpjekja. Por, sipas tij, ai tashmë është transferuar në një dhomë izolimi dhe nuk ka probleme shëndetësore.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?