Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës: Shtimi i forcave të NATO-s në veri, mesazh i qartë për Serbinë, të tërhiqet

2 Tetor 2023, 14:21| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 14:59

  • Share

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni ka komentuar në Report Tv tensionet në veri të Kosovës. Ndërsa NATO ka shtuar forcat e KFOR në veri, Quni thotë se ky është një mesazh i qartë për Serbinë që të heqë dorë nga synimet e saj për ankesimin e Mitrovicës së Veriut.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ish-ministri i Kosovës thotë se grupi kriminal serb që sulmoi veriun më 24 shtator, ka qenë i furnizuar me armë nga ushtria serbe.

“Filluar nga armët sulmuese, apo sipas standardeve serbe EM70, pastaj grant hedhësi automatik, mitralozi dhe shumë pajisje të tjera. Janë armë standarde të ushtrisë së Serbisë. Bëhet fjalë për minahedhës, një sasi e konsiderueshme predhash, pajisjet e komunikimit dhe vëzhgimit, këto janë pjesë standarde e ushtrisë dhe policisë së Serbisë, janë dhe shumë çështje të tjera që implikojnë drejtpërdrejtë institucionet e Serbisë. Përzgjedhja  e këtij grupi terrorist, trajnimi, furnizim me armë deri tek vendosja e tyre në lokacione të caktuara.

Janë gjetur planet se si do zhvillohen në brendësi të Kosovës dhe dokumentet ku është bërë dorëzimi i disa mjete tek grupoi terroristit. Kalimi i tyre nga Serbia në Kosovë, çdo gjë ka qenë e mirëkoordinuar me ekspertë të institucioneve të ndryshme të Serbisë”, tha ai.

Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Quni thotë se në negociata duhet të përfshihet edhe SHBA, por pa e përjashtuar Bashkimin Europian.

“Përderisa ne pretendojmë dhe është aspirata që të jemi pjesë e BE, është e natyrshme që nga këto autoritete në të kemi mbështetje në ndërmjetësim. Por ne kemi eksperienca të ndryshme, jo aq që autoritet kanë arritur me një epilog pozitiv të përmbyllin konfliktet mes dy vendeve. Kemi parë më të fuqishëm dhe më të vendosur SHBA, prandaj kemi bërë gjithnjë thirrje, pa i përjashtuar dhe BE, në situata të tilla është e domosdoshme mbështetja e SHBA”, tha Quni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/10/2023 19:09

    Ky anton qui dhe shum si ky qevijne nga ish supvcat e serbise ishte poshtrimi me i madh kur allbin kurrci e beri minister te ushtrise, bile me plot pergjegjsi e them se edhe vet millosheviqi do ta kishte duartrokitur se vuqiqi sikur te kishte mundesi do ta kishte vene ne vend te vulin magjupit, pikrisht emrimi i tij minister dhe i qftit pupovci apo ai kshilltar politik serbofili skellzen gasi jane arsyet pse shqiptaret sot jane ne kete situate, bile nese do dikush ta pyet qunin se me shume ka deshire te jeton ne shqiperi te madhe apo ne serbosllavi do te befasoheni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?