Politikanit italian Berlinguer merr dhuratë portretin e Antonio Gramschit

Ish-ministri i Prodit 'Qytetar Nderi' në Gramsh, Berlinguer i emocionuar nga portreti i Antonio Gramschit

22 Maj 2018, 13:40| Përditesimi: 23 Maj 2018, 17:00

  • Share

Luigi Berlinguer, anëtar i të majtës së Antonio Gramscit, është shpallur "Qytetar Nderi" i Bashkisë së Gramshit, në një ceremoni të zhvilluar të dielën pasdite, ku kanë marrë pjesë kryebashkiakja Luljeta Dollani, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë.

Politikani italian, ish-ministër i Arsimit në qeverinë "Prodi" përgjatë 1996-2000, ka qenë i shoqëruar nga dy senatorë italianë dhe dy kryetarë komunash të vendit fqinj, Ghilarza dhe Ales (vendlindja e Gramscit) në Sardenja.

Shqiptarja.com ka siguruar foto nga ceremonia e nderimit të Berlinguer, për nder të filozofit dhe politikanit të majtë, Antonio Gramsci i cili ka prejardhje nga arbëreshët e Italisë.   



(Gjatë ceremonisë për shpalljen e Berlinguer "Qytetar Nderi" të Gramshit)

Për nder të tij, do binjakëzohet qyteti i Gramshit me komunën Ales, vendlindja e Gramscit.

Berlinguer është surprizuar nga një dhuratë simbolike, një skulpturë e Antonio Gramscit gdhendur në dru dhe me gozhdë nga skulptori Vesel Hoxha, qytetar i Gramshit. Kjo ceremoni dhe tratativat për binjakëzimin e qytetit të Gramshit me komunën Ales janë kryer nën kujdesin e shoqatës "Pal Engjelli Tirana" dhe "Gus Albania".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?