Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi të veçantë për të uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren e binshme në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Çitaku ka publikuar një fotografi të hershme, ku të dy duken më të rinj, ndërsa e cilëson fotografinë shumë të veçantë sepse se është shkrepur nga Hashim Thaçi.
"Urime Fitorja Edi. Fotoja ime e preferuar me ty, se fotografin e kemi pasë special", shkruhet mbi pamje, ndërsa nga ajo që kuptohet përmes hijes që bie mbi tryezë, personi special që ka shkrepur fotografinë është ish-presidenti Hashim Thaçi.
Thaçi ka qenë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe të dy, si Vlora ashtu dhe Edi Rama kanë marrëdhënie shumë të mira me të. Prej rreth katër vitesh, Hashim Thaçi ndodhet në qelitë e paraburgimit në Hagë.
Komente
