Ish-ministrja e LSI për Report Tv, Gjosha: Zgjedhjet online për anëtarësinë risi për politikën, do e kishim bërë dhe po të mos ishte COVID

19 Nëntor 2020, 18:06| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 20:58

  • Share

TIRANË- Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një prej drejtuesve të kësaj force politike, në një intervistë të dhënë në hapësirën e live të pasdites në Report Tv, ka folur sot për zgjedhjet në LSI, zhvillimet e fundit politike si dhe marrëdhënien e LSI me Presidentin e Republikës Meta.

E pyetur mbi mënyrën se si Meta po e drejton Presidencën dhe qëndrimet e tij politike, Gjosha shprehet se në një vend si Shqipëria që sipas saj ndodhet në situatë kaotike nuk mund ta mendonim një President që sillet si në vende normale.

"Ne nuk mund të kishim një President me sjellje ndryshe në këto momente kur vendi është drejt kolapsit. Drejt kolapsit ekonomik, drejt pushteteve që kanë shkuar në një dorë, drejt zgjedhjeve monopartiake apo dhe shumë shkelje të tjera që nuk ndodhin në vende demokratike. Nuk mund të pretendojmë një President që sillet si ai i Francës apo ndonjë vendi tjetër normal. Shqipëria nuk është më vend normal", tha  ish-deputetja e LSI-së.

Sa i përket rasteve kur shpesh skandalet për të cilat akuzohet mazhoranca sot ka shpesh një ish-ministër i LSI-së që përmendet, duke iu referuar këtu rastit të ish-ministrit Lefter Koka, Gjosha thotë se kjo është një pyetje për Ramën pasi z. Koka tashmë është në radhët e mazhorancës.

"Mendoj që ministri për të cilin ju flisni sot është në radhët e mazhorancës dhe mund të pyesni Kryeministrin për të dhënë përgjigjet e tyre. Sot në radhët e LSI-së janë të rinj të jashtëzakonshëm, shumë aktiv, që e duan vendin dhe nuk kanë asnjë lidhje me abuzimet me pushtetin", vijoi Gjosha.

DUke folur për procesin e zgjedhjeve në LSI, Klajda Gjosha tha se i gjithë ky proces online është një risi në politikën shqiptare.

"LSI është parti që gjithnjë sjell risi. Gjithmonë kemi pasur diçka te re por edhe për të treguar që ka mënyra të mira që ti mund ta afrohesh qytetarit në këto kohë që po kalojmë sot. Kohërat po shkojnë drejt inovacionit. Ne do të votojmë online si për kryetarin e LSI dhe anëtarët e Konventës Kombëtare por sigurisht që kemi edhe qendra të shpërndarë ku mund të votohet. Nuk është çështje COVID por çështje risie. Edhe nëse nuk do të ishim në pandemi do ta zhvillonim në të njëjtën mënyrë. Ne e kemi përdorur gjithmonë teknologjinë dhe këtë herë jemi një hap më tej", tha ish-deputetja e LSI-së.

Sa i përket faktit që Kryemadhi është e vetmja kandidate për Gjoshën sfida e zonjës Kryemadhi nuk ka mbaruar ende.

"Ne jemi ende një parti opozitare që do të duhet të provojmë forcën tonë por edhe të përfundojmë të gjithë aksionin tonë opozitar, që i nis nga zonja Kryemadhi. Dhe unë jam e bindur që do të kurorëzohet  me fitoren e LSI--së në zgjedhje të ardhshme",vijoi ajo.

Perceptimet në publik për një lidhje të mundshme organike mes LSI-së dhe Presidencës, Gosha i mohon totalisht.

"Z. Ilir Meta, që prej momentit të zgjedhjes si President,  i ka shkëputur të gjithë marrëdhëniet me anëtarët e LSI dhe drejtuesit saj. Presidenti i Republikës është i vetmi institucion i pavarur sot. Z. Meta është aty për të ruajtur rolin thelbësor sot për të mbrojtur Kushtetutën si libri themelor dhe falë të cilit kemi të gjitha të drejtat sot.  LSI nuk kas asnjë lloj mbrojtje nga z. Meta president. Ai është aty për të mbrojtur të gjithë qytetarët pavarësisht forcën politike që votojnë", tha ajo në Report TV.

Gjosha, e cila ka mbajtur edhe pozicionin e ministres së Integrimit, foli edhe për integrimin evropian. Sipas saj Shqipëria nuk ka realizuar asnjë kusht për ecjen përpara me integrimin.

"Unë jam shumë dakord që Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht deri në këto momente. Shqipëria vazhdon të ketë 15 kushte për të realizuar. Kemi problemin e reformës zgjedhore pa konsensus pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit dhe kemi dy gjykatat kryesore që duhen plotësuar", tha ndër të tjera Klajda GJosha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kastriot: 19/11/2020 19:08

    Ti hardhuce shume mire qe jeton ne realitetin tend virtual ku socialistet nuk vjedhin

    Përgjigju
  • robi: 19/11/2020 19:05

    Ne fund te emisionit Klajda surrattepsija do ja marre pogonishtes se e qan fare, si gjatoshe dymetroshe qe eshte, dhe pastaj do ja marre dhe baftjarit me raki skrapari. Ik moj sharebajge e neveritur. Je bere si tabakhonja e pd se qe nxjerr nga goja vetem helm .i shkofsh prapa Nafije hundekalit te babaxhikes.Nuk ke per tu berre me kurre as deputete as ministre, harroje ate periudhe te arte , le te mbetet nje enderr . Leshelija ka vdekur,

    Përgjigju
  • HARDHUCA: 19/11/2020 18:15

    Kjo fytyr hardhuca e partis lesh e dhis klajda hajdutja ka dal e po na bën moral hajdute e pështir. Kjo është kulmi hajdutët e lesh e dhis bëjn moral se kan ngel pa gjo e mendojn se SHQIPTARËT jan idjot tu japin vot ktyre jashqitjeve të kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?