Aleksandër Vuçiç dhe Ana Brnabiç

Ish-ministrja serbe: Brnabiç dhe Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit

26 Dhjetor 2023, 12:32| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 12:33

  • Share

“Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, u dërgonte transkripta ambasadorëve, por për një kohë të gjatë qeveria e Serbisë dhe Aleksandar Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit”. Kështu thotë Zorana Mihajloviç, ish-ministre në qeverinë në largim, dhe kryetare e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë”.

Duke komentuar deklaratën e Ana Brnabiç se është mirënjohëse ndaj shërbimeve ruse të sigurisë që informuan Qeverinë e Serbisë se opozita do të përpiqet të marrë pushtetin në Serbi me dhunë, Zorana Mihajloviç thotë se "gjithçka që po bën qeveria aktuale ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të vet të korruptuar dhe të ndyrë”.

Ditën e djeshme (25 Dhjetor), Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fillimisht konfirmoi se ndihma kishte mbërritur nga “shërbimet e huaja”. Në fjalën e tij, pas përshkallëzimit të protestave, ai tha se prej ditësh kanë paralajmëruar faktorin e huaj dhe se shumë janë bërë naivë dhe as nuk duan të dëgjojnë e shohin se çfarë po ndodh.

“Faleminderit atyre shërbimeve të huaja që e bënë të qartë se e dinin se çfarë po përgatitej dhe u dhanë informacion shërbimeve tona të inteligjencës, të cilat reaguan menjëherë dhe e dinin saktësisht se çfarë po përgatitnin”, tha Vuçiç.

Shumë më konkrete ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila falenderoi shërbimin rus.

“Ndoshta nuk do të jetë e popullarizuar me ata nga Perëndimi, por ndihem veçanërisht sonte se është e rëndësishme të ngrihemi për Serbinë dhe të falenderojmë shërbimet ruse të sigurisë që e kishin atë informacion dhe e ndanë me ne”, tha Brnabiç.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/12/2023 12:38

    Mos e harro edhe Edvin shkjaun shqipfolës që është në këtë grup…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?