Një ish- modele e revistës “Playboy” u dënua të martën në Nevada me 25 vjet burg për vrasjen e një mjeku në Kaliforni. Kelsey Nichole Turner, 29 vjeç, ra dakord në nëntor të pranonte fajësinë për vrasje për të marrë një dënim të shkurtuar.
Trupi i rrahur i mjekut u gjet në vitin 2019 në bagazhin e makinës së braktisur të modeles, pak larg Las Vegasit. Turner pranoi se prokurorët me provat që kishin gjetur mund të provonin vrasjen e shkallës së dytë në vrasjen e psikiatrit 71-vjeçar Thomas Kirk Burchard nga Salinas, Kaliforni.
Turner, një ish-modele e revistës Playboy Italia dhe Maxim, u përlot në gjykatë, por nuk bëri asnjë deklaratë. Ish-partneri i saj dhe një grua tjetër u dënuan gjithashtu për vrasjen. Policia dhe prokurorët thanë se Turner kishte një "marrëdhënie të ngushtë" me psikiatrin dhe se ai pagoi qiranë në shtëpinë në Las Vegas ku Turner dhe i dashuri i saj jetonin me një shok dhome.
Ekzaminuesi mjekësor përcaktoi se Burchard ishte rrahur për vdekje me lëndime në kokë nga një objekt i paspecifikuar. Gjurmët e gishtave të tre të dënuarve u gjetën në makinë së bashku me një shkop bejsbolli
Policia tha gjithashtu se gjeti një derë të thyer në gjysmë; gjak, pajisje pastrimi . Peshqirët blu dhe të bardhë të banjës të gjetura në shtëpi përputheshin me një peshqir të gjetur me trupin e Burchard në Mercedes Benz-in eTurner-it, tha policia.