Ava Karabatic

VIP & Spektakël

Ish-modelja e Playboy vendos të kandidojë për Presidente në Kroaci

15 Tetor 2019, 10:52| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 10:59

  • Share

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy dhe ka vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020.

Ajo është shumë e njohur për  pjesëmarrjen në emisione televizive dhe për numrin e madh të ndjekësve që ka në Instagram.

Modelja 31-vjeçare ka bërë publik kandidimin e saj përmes llogarisë në Instagram.

Në platformën e saj elektorale ajo ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Ajo gjithashtu planifikon të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”, është shprehur Ava.

Postimi i Avës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?