Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha nënat që ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ata kanë shkruar se gratë që janë më Covid19 mund t'i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit. Studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.
Postimi plotë:
1-7 Gusht 2020
Java Botërore e Ushqyerjes me gji
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike një përdorimshe
Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura