Shëndeti

ISHP: Rritet interesi i të rinjve për t'u vaksinuar! Arsimtarët që kanë marrë dozën e parë mund të paraqiten në shkollë

27 Shtator 2021, 18:50| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 19:07

  • Share

Çdo ditë në pikat e vaksinimit paraqiten qytetarë të grupmoshave të ndryshme që marrin vaksinën anti-covid. Por sëfundmi është vënë re një rritje e interesit tek moshat e reja për tu vaksininuar e për të qenë më të mbrojtur.

"Kemi një rritje të interesit dhe të vaksinimit tek grupmoshat e reja pra 18-30 vjec ku me dozat e para kemi mbi 34% ndërkohë që me doza të dyta pra që kanë plotësuar dhe kjo është në rritje në ditët që ne flasim, kemi 23% pra të kësaj kategorie".

Iria Preza, specialiste e ISHP, thotë se është rritur mbulesa vaksinale në vend.

"Deri tani që flasim kemi një mbulesë vaksinale me mbi 43% tek dozat e para ku mbi 35% janë me doza të dyta pra kanë marr të dyja dozat e vaksinave. Deri në momentin që flasim kemi pasur raportime për efekte të padëshiruara të lehta, një skuqje, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh pra që janë të ditura dhe që mund të ndodhin dhe janë raportuar. Cfarë është e rëndësishme është që deri tani nuk kemi pasur raportime për efekte të padëshiruara më të rënda".

Teksa ka nisur viti shkollor dhe mësuesit e kanë vaksinën me detyrim, Preza sqaron se dhe mësuesit me një dozë do të lejohen të japin mësim.

"Të gjithë arsimtarët që kanë marr dozën e parë të vaksinës ndërkohë janë në pritje të dozës së dytë, mund të paraqiten në shkollë duke paraqitur dozën e parë por gjithmonë duke përdorur maskën".

Deri më tani në vendin  tonë janë kryer 1 milion e 700 vaksinime. Përvec arsimtarëve, edhe mësuesit dhe studentët e kanë të detyruar kryerjen e vaksinës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?