Për herë të parë ish punonjësit e policisë të cilët kanë një armë me leje do mund të mbajnë atë edhe jashtë banesë në lëvizje.
ReportTv ka siguruar draftin e ministrisë së brendshme e cila kërkon ta kthejë atë në ligj duke i dhënë të drejtë ish-policëve të mbajnë armë, duke krijuar regjistrin elektronik të armëve dhe duke futur risinë e kontratës noteriale.
Aktualisht armët për vetëmbrojtje me leje mund ti disponosh ndërsa për herë të parë është future kategoria e ish policëve të cilët mund ti mbajnë ato edhe në lëvizje.
Sipas draftit të siguruar nga ReportTv “ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, që me ligj kanë në pronësi private armë zjarri, u lejohet ta mbajnë armën në lëvizje”.
ReportTv ka kontaktuar ish drejtuesin e policisë Arben Hajdarmataj i cili e vlerëson si pozitive këtë nismë, duke kërkuar kontroll përata ish polic që do marrin armë dhe përballjen me krimin si një zonë të nxehtë.
Shpesh ish punonjësit e policisë pasi lënë detyrën kërcënohet nga bota e krimit apo në rastin më të keq vriten, si në rastin më të fundit atë të vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku.
Sipas draftit këtë herë parashikohet që çdo armë e blerë do duhet të jetë e pajisur me një kontratë shit-blerje tek noteri ku do të ketë, modelin e armës, shitësin, pronarin e armës, numrin e serisë fishekët jo më shumë se 50 të tillë dhe autorizim mbajtje jo më të gjatë se 5 vite.
Ndryshimet ligjorë për armët parashikojnë edhe krijimin e regjistrit elektronik i cili do të jetë i aksesueshëm nga policia në kohë reale në të gjithë vendin si dhe do të shkëmbej informacione në kohë reale me partnerët ndërkombëtar.
Këto të dhëna sipas draftit do të ruhen me një afat 30 vjeçar duke gjurmuar çdo armë e cila nëse nuk është blerë, mbajtur e ruajtur sipas legjislacionit që pritet të miratohet do të konsiderohet shkelje ligjore.
Hajdarmataj nuk eshte polic! Ai eshte diplomuar ne degen e Sigurimit te Shtetit!!
Përgjigju