Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është paraqitur në SPAK i shoqëruar edhe nga avokatët e tij ku është marrë në pyetje për rreth 30 minuta lidhur me akuzën që rëndon ndaj tij për ndërhyrje në tenderin e naftës gjatë kohës që mbante postin e zv.kryetarit të bashkisë.
Sipas prokurorisë, kallëzimi që u bë shkak për nisjen e hetimeve është dorëzuar në SPAK më 22 maj nga Florin Cungu administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.
Më 25 korrik ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, u pyet në SPAK dhe pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera.
Por SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburantit. Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.
edhe ti nga familje e varfer vjen or tej
Përgjigju