Ish-presidenti Alfred Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalime natë për natë

8 Prill, 18:10| Përditesimi: 8 Prill, 18:14

  • Share

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë në Top News në emisionin ‘Breaking’. Moisiu komentoi situatën politike në Shqipëri mes tensioneve mazhorancë-opozitë, por nuk nguroi të jap komente edhe për punën e SPAK. Sipas Moisiut, SPAK duhet të godas kokat, pasi Berisha në hetim dhe në arrest shtëpie mban fjalime natë për natë.

“Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë ‘qorra fare’. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat. Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalim natë për natë. Është sfidë kjo për drejtësinë dhe drejtësia duhet ta rregullojë këtë, duhet rregulluar”, tha ish-presidenti ndër të tjera.

Ndërsa duke komentuar kreun e PL-së Ilir Metën, ish-presidenti thotë se pasuria e tij nuk mund të justifikohet me rrogën si president apo kryetar parlamenti.

“Ilir Metën e njoh herët, është djalë punëtor, por ka bërë gabime. Ka një pasuri që nuk e di domethënë, edhe unë isha president, unë jam me një shtëpi 52 vjet që në 72’. Pse nuk doja unë pallate? Me rrogë nuk bëhet more djalë. Unë nuk i blija dot. Unë jam i edukuar, duhet t’i japësh vendit tënd, jo t’i marrësh. Kështu jam përpjekur t’i edukoj edhe fëmijët e mi”, u shpreh Moisiu.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I drejti: 08/04/2024 18:28

    I vetmi Presideme moral ne historine e kombit shqiptar.Rrofsh sa me gjate gjigand.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?