Alfred Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Serbia e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës

14 Tetor 2023, 22:34| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 22:37

  • Share

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku më 24 shtator mbeti i vrarë nga banda serbe efekti Afrim Bunjaku. Moisiu ka kritikuar ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.

I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”, që po mbahet në Shkup, Moisiu ka shprehur shqetësimin për sulmet terroriste në Banjskë, ku sipas tij, duket qartë që e përfshirë është Serbia. Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojnë përpjekjet që palët të ulen në bisedime.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë….

Më 24 shtator në Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një dite zie për ata që u vranë…Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb”, ka thënë ish-presidenti Moisiu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 15/10/2023 08:52

    Tani u kujtua ky. Sikur po priste njeri kte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?