Foto nga takimi

Gjendja në Kosovë dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, ish-presidenti Bamir Topi takim në Prishtinë me Presidenten Vjosa Osmani

13 Shkurt 2022, 18:54| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 19:21

  • Share

Ish-presidenti Bamir Topi ka zhvilluar një takim të veçantë në Prishtinë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç.

Sipas burimeve pranë ish-presidentit Topi në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me fokus të veçantë gjendjen në Kosovë.

Gjithashtu pjesë e takimit ishte dhe bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të stabilitetit dhe shtyrjes përpara të proceseve euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër në takimin që ka zgjatur për gati një orë është diskutuar dhe kriza në Ukrainë. Gjatë vizitës në Prishtinë ish-presidenti Topi ka zhvilluar në takim dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në prani edhe të ish-presidentit kroat Stipe Mesiç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?