Bota

Ish-presidenti Bill Clinton lë spitalin, momenti kur mbahet për krahu nga bashkëshortja Hillary Clinton

18 Tetor 2021, 14:48| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 14:56

  • Share

Ish-Presidenti Bill Clinton ka lënë spitalin në Kaliforni, ku ishte i shtruar pas një infeksioni që iu përhap në qarkullimin e gjakut.

Clinton doli krah për krah me gruan e tij dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton para se të përshëndeste stafin e spitalit.

Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Irvine Dr. Alpesh N. Amin, i cili kishte mbikëqyrur ekipin mjekësor të Clinton, tha se gjendja shëndetësore e Clinton është normalizuar dhe se pjesën tjetër të antibiotikëve do t’i marrë në shtëpi.

"Në emër të të gjithëve në Qendrën Mjekësore UC Irvine, ne ishim të nderuar që e trajtuam atë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë përparimin e tij."

Clinton u shtrua në spital javën e kaluar në njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore UC Irvine për një infeksion të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut. Ish Presidenti, i cili ishte në gjendje të mirë gjatë gjithë trajtimit të tij, ishte trajtuar në ICU për privatësinë dhe sigurinë, jo sepse kishte nevojë për kujdes intensiv, sipas mjekëve të tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?