Ish-presidenti francez  Nicolas Sarkozy akuzohet për 'konspiracion kriminal'

17 Tetor 2020, 15:06| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 15:08

  • Share

Hetuesit francezë kanë ngritur edhe një akuzë të katërt kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy për pranimin e parave të ardhura nga Libia për financimin e fushatës së tij presidenciale në 2007.

Akuzat e ngritura ndaj tij mund të çojnë në një gjyq dhe kundër tij ka edhe raste të tjera kundër tij.

Në hetimin për Libinë ai u akuzua në 2018 për korrupsion, financim të paligjshëm të fushatës dhe për përvetësim të fondeve publike .

Prokurorët dyshojnë se Sarkozy dhe disa bashkëpunëtorë morën miliona euro nga regjimi i Kolonelit të ndjerë Muammar Gaddafi për ta ndihmuar atë në fushatën e tij zgjedhore..

Në një çështje të veçantë, ai do të gjykohet edhe për përpjekje për të korruptuar një gjyqtar, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal  të nisur në partinë e tij politike. Ai pritet të dalë në gjyq nga 17 Mars deri më 15 Prill 2021 për të ashtuquajturën çështje Bygmalion.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?