Norbert Lammert

Politikë

Ish-presidenti i Bundestagut kundër djegies së mandateve: Opozita bojkotoi parlamentin pasi zgjedhjet nuk ishin në favor të tyre

16 Tetor 2019, 10:12| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 10:25

  • Share

Ditën e djeshme, Fondacioni “Konrad Adenauer”, kishte 10 vjetorin, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha si dhe ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.

Duke folur gjatë ceremonisë, Lammert është shprehur se vendimi i opozitës për të djegur mandatet nuk ishte gjëja e duhur, duke shtuar se vendimin e kishin marrë për shkak se nuk kishin dalë mirë në zgjedhjet e fundit.

“Nuk më pëlqen që demokratët bojkotojnë parlamentin sepse rezultati i zgjedhjeve nuk është në favor të tyre. Por pyetja është se sa të orientuar drejt së ardhmes janë bojkotet, refuzimi i bashkëpunimit në vend të rrugës së mundimshme për të qenë në konkurencë me njëri- tjetrin dhe në këtë konkurencë të gjejnë zgjidhje të përbashkëta. Çdo gjë është e përkohshme, një vendim është i vlefshëm sot se për të ka pasur një shumicë, por ama mund të korrigjohet nesër nga një shumicë tjetër demokratike”, -tha Lammert.

“Kjo është detyrë e rëndësishme e edukimit politik që të reflektojë dhe të hedhë dritë mbi situata të tilla pasi është e vështirë që më vonë të riaktivizohen këto këndvështrime. Nëse këto nuk kihen parasysh”, tha ndër të tjera ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • opioninion: 16/10/2019 11:34

    kush djek mandate denohete 10 vjete burge ose hiqete si depudete nuk ka te drejte te mari pjese si depudete pergjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?