Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka folur për 'Telegraph' rreth përvojës që pati pasi u fut në një koma të induktuar pas një operacioni në zemër, që e la atë me dhimbje gjoksi.
"Kisha haluçinacione në momentin kur nuk isha i ndërgjegjshëm. Pashë engjëj që erdhën për të më marrë me vete, por unë ju thashë që nuk isha gati dhe që nuk doja të ikja. Ata më thanë që duhej të vdisja pasi po më prisnin në parajsë, por unë refuzova. Kishte dhe zonja të veshura me të bardha që kujdeseshin për mua", ka thënë ai.
Blatter shërbeu si president i organit qeverisës global të futbollit nga viti 1998-2015, kur ai u përjashtua nga detyra nga komiteti i etikës i FIFA-s, pasi u hap procedimi penal kundër tij nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm zviceran.
Ai u detyrua të tërhiqej në vitin 2015 dhe u pezullua nga FIFA për tetë vjet (më vonë u reduktua në gjashtë) për shkelje të etikës për autorizimin e një pagese prej 2.5 milionë eurosh për presidentin e atëhershëm të UEFA-s, Michel Platini, që dyshohet se mbrojti interesat e veta dhe jo të FIFA-s.
Si Blatter (tani 88 vjeç) dhe Platini do të shpalleshin të pafajshëm për mashtrim ose korrupsion në korrik 2022, megjithëse saga vazhdon në vitin e nëntë të gjykimit pasi u apeluan lirimet nga burgu.