Sport

Ish-presidenti i Lautaro Martinez: Është shumë pranë kalimit te Barcelona

25 Maj 2020, 12:22| Përditesimi: 25 Maj 2020, 12:24

  • Share

Negociatat mes Interit dhe Barcelonës për sulmuesin Lautaro Martinez po shkojnë gjithmonë e më shumë drejt finalizimit dhe një tjetër konfirmim vjen nga Argjentina. Ai që ka thënë mendimin e tij është Victor Blanco ,president i ekipit Racing Club di Avellaneda skuadra në të cilën Martinez është rritur: "Kam ndjesinë se firma e Lautaro Martinez me Barcelonën është shumë pranë finalizimit edhe pse kohët e fundit nuk kam folur shumë me të,”- deklaron ai në një intervistë për Radio La Plata.

Skuadra e Racing nëse Lautaro transferohet tek Barcelona përfiton një përqindje nga operacioni dhe ky qëndrim i presidentit është interesant: "Cilado që të jetë shifra ne do ta mirëpresim pasi kur e shitëm Lautaron tek Interi parashikuam që të mbanim një përqindje në një rishitje të ardhshme. Ne vendosëm që të vinim një bast për të ardhmen pa e ditur se kur dhe si do të ndodhte,”- e mbyll reagimin e tij Presidneti i Racing Club në Argjentinë. Me zërat që shtohen duket se e ardhmja e Martinez do të jetë në krah të Leo Messit. Përgatiti/ Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?